TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2025, 11:32

Tritol biznesit të makinave në pronësi të 5 vëllezërve, dyshimet e para; njëri nga pronarët, polic bashkie

Shkruar nga Pamfleti

Tritol biznesit të makinave në pronësi të 5

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë orëve të natës në një biznes në Kuçovë.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse është vendosur në një kompani që shet dhe jep me qira makina në lagjen Postobllok.

Raportohet se tritoli ishte vendosur pranë derës së 'Autosallon Skënderi' në pronësi të 5 vëllezërve, njëri prej tyre polic bashkie. Gëzim Skënderi ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me asnjë person.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Uniformat blu vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

“Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje