
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Kajtel”, Elbasan.
Automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.A., 27-vjeç përplasi për vdekje një 62-vjeçar, banues në Kotodesh.
Mësohet se 62-vjeçari ishte para shtëpisë së tij kur u aksidentua nga i riu, ndërsa ky i fundit është vënë në pranga nga policia.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje