
20-vjeçari Ervis Brasha, i arrestuar në Kamëm nga policia pasi u gjet i veshur me një uniformë policie ka deklaruar se e ka fiksim këtë uniformë dhe pasioni për policinë e ka bërë që të ketë kontakte me shumë oficerë.
Mësohet se 20-vjeçari ka punuar për 4 muaj si punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë dhe më pas ishte larguar dhe kishte aplikuar në Akademinë e Sigurisë. I riu nuk u shpall fitues pasi ka ngelur në testin psikologjik.
Ai po hetohet nëse është përfshirë në ndonjë paligjshmëri, por deri më tani nuk ka pasur denoncime ndaj të riut.
Pasi u ndalua në Kamëz, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara, 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës, uniformë e Policisë së Shtetit, 16 stema dhe grada të ndryshme, si dhe 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Edhe për këto materiale të sekuestruara, ai deklaroi se ishte i apasionuar pas Policisë së Shtetit ndaj edhe i mbante në shtëpi.
Lini një Përgjigje