
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh ku administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.
Mësohet se 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë teksa në rrethana ende të paqarta është aksidentuar dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të stafit drejtues dhe teknik, për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e rastit.
“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje