
Një shpërthim me tritol, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, është zbardhur nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar 3 nga 4 personat e përfshirë.
Mes të arrestuarve është edhe ish-efektivi i Forcave Operacionale, Jeton Lami, i konsideruar si personi i fundit që ka pasur kontaktin me Ervis Martinajn, i zhdukur prej më shumë se 3 vitesh. Bashkë me Lamin janë arrestuar edhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika.
Nga raportimet mësohet se tre të arrestuarit i kishin vendosur një gjobë 500 mijë euro pronarit të godinës, Saimir Sina, i cili është emigrant në Itali. Sina ia kishte lënë ambientin me qira Klodjan Muratit dhe Benard Elezit (kunetër) që kishin ngritur një restorant peshku.
Por duket se Lami dhe dy të arrestuarit e tjerë nuk ishin dakort për këtë marrëveshjeje qiraje, duke kërcënuar pronarin e godinës. Nga raportimet mësohet se mes grupit të arrestuarve dhe dy kunetërve ka pasur njohje dhe mosmarrëveshje të mëparshme, çka duket se kanë shërbyer si burim konflikti.
Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.
Lini një Përgjigje