TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2026, 10:01

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë pas disa ditësh në spital 20-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë pas disa

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin rrugor Rrile–Shënkoll.

I riu, banues në fshatin Tale, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra si pasojë e aksidentit.

Sipas të dhënave, automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas fillimisht me një mjet tjetër dhe më pas doli nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Pas aksidentit, 20-vjeçari u transportua me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Lini një Përgjigje