TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2026, 22:16

Përfshihet nga flakët një pallat në zonën e “Ali Demit”, humb jetën i moshuari

Shkruar nga Pamfleti
Përfshihet nga flakët një pallat në zonën e “Ali
Pamje nga vendi i ngjarjes

Flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës, teksa i moshuari ka ndërruar jetë nga asfiksia

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi brenda ambienteve të pallatit.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid ka ndërruar jetë, i identifikuar si Theodhor Llulla, 72-vjeç. Dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkak të asfiksisë nga tymi i shkaktuar nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në godinë.

Po ashtu në zonë janë dislokuar edhe ambulanca për çdo rast emergjence, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

zjarri tirane

Lini një Përgjigje