TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2024, 16:21

U arrestua me urdhër të SPAK, publikohet fotoja e Astrit Avdylajt

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua me urdhër të SPAK, publikohet fotoja e Astrit Avdylajt
Astrit Avdylaj

Publikohet për herë të parë fotoja aktuale e Astrit Avdylajt. Ky i fundit u arrestua sot në kuadër të një aksioni të nisur me urdhër të SPAK. Prej vitesh emri i tij është përmendur në media dhe ka qarkulluar një foto e vjetër bardh e zi. Por pas arrestimit është publikuar dhe fotoja aktuale.

Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, Avdyli bashkëpunonte dhe thurte plane me grupin e ish-deputetit socialist Arben Noka dhe grupin e Ervis Martinaj për të ekzekutuar Durim Bamin. Ky i fundit është arrestuar në Dubai dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet apo jo në Shqipëri.

Arben Ndoka dyshonte se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka ndërsa Martinaj dyshonte se ai bashkëpunonte me kundërshtarët e tij, Indrit Dokle e Leonard Duka. Për kokën e Durim Bamit në ndihmë të Ervis Martinaj e Arben Ndokës shkoi dhe Emiljano Shullazi  dhe Astrit Avdyli të cilët ndodheshin atëkohë në qeli. Sipas dosjes Emiljano Shullazi kontaktoi një nga të besuarit e tij për vrasjen e Bamit si dhe siguronte informacione për lëvizjet e tij dhe ia dërgonte Arben Ndokës.

Megjithatë atentatet ndaj Durim Bamit dështuan.

 

Lini një Përgjigje