TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2025, 11:17

U arrestua nga SPAK, flet efektivi i Antiterrorit: Më kanë përdorur emrin, s’kam pasur SkyECC

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua nga SPAK, flet efektivi i Antiterrorit: Më kanë
Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-efektivin e antiterrorit, Igli Haxhiaj. Gjatë seancës mësohet se Haxhia ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka komunikuar asnjëherë në Sky ECC.

“Më kanë përdorur emrin, nuk kam patur Sky ECC dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me këtë aplikacion”, ka thënë ai.

Haxhiaj u ndalua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Sipas organit të akuzës, Haxhiaj dyshohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Ndërkohë Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve, pasi janë arrestuar me qëllim ekstradimi. Për ta, masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Breshias në Itali.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, “shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore, u ka zbuluar personave të dyshuar të dhëna të akteve procedurale që përbënin ‘sekret hetimor’.”

Hetimet treguan se oficeri kërkonte përfitime monetare të parregullta në këmbim të informacioneve të ndaluara, duke i favorizuar personat nën hetim. Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ekzekutoi vendimin më 27 nëntor 2025.

SPAK konfirmon se procedimet penale janë hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Antimafia në Brescia dhe autoritetet e Zvicrës. Sipas SPAK, “hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike” nga Amerika e Jugut në Europë, përmes rrugëve detare, dhe më pas drejt Italisë me mjete të tonazhit të rëndë.

 

igli haxhiaj më kanë përdorur emrin s’kam pasur skyecc

Lini një Përgjigje