TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 16:34

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 15-vjeçari; si është gjendja e të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 14-vjeçarin me inicialet M.K., i cili ditën pardje plagosi me thikë një 15-vjeçar.

I plagosuri, 15-vjeç, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës është në gjendje kritike, pasi thika e ka kapur në zemër.

Prej 48-orësh ndodhet në reanimacion, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Thika i ka prekur zemrën dhe gjendja e tij është mjaft kritike.

Jashtë kamerave i ati, tha se nuk është momenti për të folur mbi konfliktin, pasi presim të përmirësohet shëndeti i djalit. Ndërkohë nuk kanë munguar vullnetarët që kanë dhuruar gjak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së martës, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësojnë të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.

Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.

Dyshohet se 15-vjeçari i plagosur e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.

Policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje