TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 17:44

Operacioni i SPAK me autoritetet italiane, zbardhen emrat e tre të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK me autoritetet italiane, zbardhen emrat e tre të

SPAK ka njoftuar sot përfundimin e hetimeve për një rrjet ndërkombëtar trafiku droge, që çoi në kontrolle ndaj 21 personave në Shqipëri, ndërsa autoritetet italiane kanë sekuestruar 1.300 kg kokainë, 550 mijë euro, 10 automjete dhe kanë arrestuar 10 anëtarë të grupit.

Ndërkohë janë  zbardhur emrat e tre shqiptarëve të arrestuar nga operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Breshias në Itali.

Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 të arrestuarit janë Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj.

Po ashtu është arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave.

Hetimi çoi në kontrolle ndaj 21 personave në Shqipëri, ndërsa autoritetet italiane kanë sekuestruar 1.300 kg kokainë, 550 mijë euro, 10 automjete dhe kanë arrestuar 10 anëtarë të grupit.

SPAK konfirmoi se rrjeti trafikonte drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke përdorur 6 baza logjistike në Itali dhe money mules për transferimin e të ardhurave. Hetimet po kalojnë në fazën finale drejt dërgimit në gjyq.

Lini një Përgjigje