TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2023, 10:30

U arrestua për dhunë ndaj gruas, gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Fushë Krujës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për dhunë ndaj gruas, gjykata lë në qeli
Durim Toska

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Durim Toskën, ish drejtorin e Burgut të Fushë Krujës, i cili tre ditë më parë u arrestua në flagrancë në Pogradec për dhunë ndaj gruas së tij dhe armëmbajtje dhe municion luftarak pa leje. 

Bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa arrestimi i Durim Toskës erdhi pas kontrollit të bërë nga policia e Pogradecit që i gjeti edhe një armë pa leje në banesë.

Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë Krujë.

Në njoftim thuhej se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte ndërmarrë këtë hap pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cenuara nga Durim Toska.

durim toska

Lini një Përgjigje