TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 21:57

U ekzekutua me dy plumba në kokë brenda ‘Range Rover'-it, viktima në Elbasan me të shkuar kriminale!

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua me dy plumba në kokë brenda ‘Range Rover'-it,

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Viktima, i dientifikuar tashmë si Mondi Mëhallaj, 43-vjeç rezulton të jetë biznesmen i njohur në Elbasan.

Deri më tani mësohet se 43-vjeçari ishte pronar i një pike karburanti në Unazën jugore të Elbasanit. Gjithashtu ai zotëronte dhe një kompani shërbimi taksi po në qytetin e Elbasanit. Mëhallaj zotëronte edhe një kompani makinash me qira.

Viktima rezulton të jetë me të shkuar kriminale, pasi mësohet se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla.

Sa i takon atentatit sonte, Mëhalla bëhet me dije se sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre në kokë.

 

Lini një Përgjigje