TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2023, 20:19

U ekzekutua me plumb në kokë në Greqi, publikohet fotoja e 51-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua me plumb në kokë në Greqi, publikohet fotoja e

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi pasditen e sotme, ku një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë ndërsa është identifikuar viktima.

51-vjeçari u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë në të cilën jetonte në ishullin e Salamines 10 km në perëndim të Athinës.

Sipas policisë greke, viktima u gjet prej një shoku të tij të cilin e mbante në banesë.

Mësohet se viktima quhet Aleksander Llazar Zaka, 51-vjeç.

51-vjeçari njihej si njeri i qetë dhe pa probleme dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.

U ekzekutua me plumb në kokë në Greqi, publikohet fotoja e
Viktima, Aleksandër Zaka

 

plumb greqi ekzekutim shqiptar

Lini një Përgjigje