Publikohet fotoja e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i cili u gjet i vrarë në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta ndërsa në komisariatin e Gjirokastrës janë shoqëruar 4 persona, Eqerem Braçe së bashku me dy fëmijët e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe si dhe një person i 4-t, emri i të cilit nuk është bërë me dije.
Mendohet se këta persona kanë dalë gjatë natës për gjueti pasi kanë qëndruar në shtëpinë e Eqerem Braçes me vendndodhje në Salari.
Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi. Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një aksident gjatë gjuetisë apo për një vrasje të qëllimshme.
4 ttë shoqëruarit si fillim kanë deklaruar për persona që u dolën para dhe u bënë pritë duke i qëlluar me armë. Më tej u shprehën se e gjetën italianin në rrugë të vdekur, e në një version tjetër, se e panë të plagosur dhe u vdiq në duar.
Braçët kanë shtëpi në fshatin e Salarisë, ndërsa raportohet se italiani ka qenë në banesën e tyre, derisa në mbrëmje kanë dalë për gjueti. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale, pasi në zonë nuk ka asnjë kamer sigurie.
2 armë gjahu u gjetën në vendngjarje janë dërguar për ekzaminim nëse janë bërë qitje prej tyre apo jo. Si prova në vendin e ngjarjes janë dhe dy automjete, një Volkswagen në pronësi të italianit Edoardo Sarchi dhe para tij, një Landrover Defender në pronësi të njërit prej të shoqëruarve. Mësohet se mjeti Landrover është konstatuar me goma të dëmtuara, por ende nuk dihet nëse janë çarë nga plumbat, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka gëzhoja.
Në vendngjarje janë edhe shenjat e gjakut pranë makinës Land Rover, që përshkojnë dhe rrugën, duke treguar në dukje se italiani i ndjerë është lëvizur nga vendi ku është qëlluar me armë.
Lini një Përgjigje