TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2025, 19:47

U godit me thikë nga bashkëmoshatari disa ditë më parë, humb jetën 15-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

U godit me thikë nga bashkëmoshatari disa ditë më parë,

15-vjeçari Erjon Boba ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit

Ka ndërruar jetë 15-vjeçari Erjon Boba, që u plagos disa ditë më parë me thikë në Durrës nga 14-vjeçari me inicialet M.K. 

Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.

Burime nga spitali i Durrësit, bënë me dije një ditë më parë se 15-vjeçari ndodhej në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore ishte e rëndë.

Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit, që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.

Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi. Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Këto janë çështje të shëndetësisë dhe me detaje nuk di çfarë të shpjegoj. Por këtë e thotë mjeku i zemrës. Parametrat janë optimale. Kemi një problem të ulur, por një trajektore të mirë. Do të shihen reagimet e djalit, do të shohim maksimumi brenda dy ditëve”, tha ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Edhe pse nuk kanë munguar vullnetarët që kanë dhuruar gjak, i mituri nuk ia doli dot.

Kjo ngjarje tregon neglizhencën e ministres së Shëndetësisë, pasi ka pasur tentativa të familjarëve për ta dërguar të miturin jashtë shteti, për ndërhyrje të specializuar.

Familjarët bënë gjithçka për të shpëtuar, por nga shteti nuk pati asnjë ndërhyrje.

Si ndodhi ngjarja?

15-vjeçari që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit, u plagos me thikë nga shoku i shkollës më datën 26 nëntor, rreth orës 14:00.

Ngjarja nisi si sqarim se viktima i tha se pse e shante dhe e ofendonte. 15-vjeçari që gjeti vdekjen pasi thika e kishte kapur në zemër dhe autori ishin nxënës në shkollën “Dom Nikollë Kaçorri”.

Lini një Përgjigje