
Një 47-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku viktima ishte duke kullotur bagëtitë kur u godit nga rrufeja.
“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje