TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2025, 17:28

U hodh në liqenin e Shkodrës për të shpëtuar dy turistë, humb jetën kapiteni i anijes (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

U hodh në liqenin e Shkodrës për të shpëtuar dy

Kapiteni i një anije, që shërbente për ture udhëtimesh në liqenin e Shkodrës ka humbur jetën, teksa tentoi të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në det.

Viktima është identifikuar si Arben Alamani, 51 vjeç. Sipas një njoftimi paraprak nga Policia e Shkodrës, rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje