
Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët e kanabisit, arrestohet 32-vjeçari.
Policia bëri të ditur se Florjan Kalia nga Thumana po kujdesej për 110 bimë kanabisi të mbjella në fshatin “Miliskaj”. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit “Koordinata”.
"Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.
32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.", njofton policia.
Lini një Përgjigje