TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2025, 10:27

Polici hero, shpëton 4 të aksidentuarit në Qafën e Koshovicës; pamjet kur i nxjerr nga makina (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Polici hero, shpëton 4 të aksidentuarit në Qafën e

Një akt kurajoz dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

Klajdi veproi me shpejtësi, duke ndihmuar të plagosurit të dilnin, dhe kur pa se koha ishte e pakët, mori në krahë një prej tyre dhe e largoi në një zonë të sigurt.

Pamjet e mëposhtme, të publikuara nga Policia e Shtetit, tregojnë aktin që 26-vjeçari ka bërë duke shpëtuar 4 personat që ndodheshin në makinën, që u përfshi nga flakët.

Lini një Përgjigje