TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 17:03

U kapën me kokainë dhe para në dhomën e hotelit, arrestohen 4 të rinjtë shqiptarë në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me kokainë dhe para në dhomën e hotelit, arrestohen

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën në një hotel të Asizit ku iu gjetën kokainë, kanabis dhe mjete për përdorimin dhe paketimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në dhomën ku ndodheshin 2 shqiptarët 21 dhe 22 vjeç, u gjetën peshore me mbetje kokainë, qese të shumta celofani dhe mjete që shërbenin për paketimin e drogës si dhe 2700 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë 19 dhe 24 vjeç të cilët ndodheshin në dhomën tjetër u përpoqën të arratiseshin, njëri prej tyre duke u hedhur nga dritarja e hotelit.

Pas një ndjekje të shkurtër të dy u arrestuan për t’u proceduar më pas në gjendje të lirë. Ndaj njërit prej tyre rëndon akuza për sulm ndaj punonjësit të policisë gjatë arratisjes.

kokainë itali 4 shqiptarë

Lini një Përgjigje