Shqiptari Flamur Sinanaj, i njohur prej vitesh në botën e trafikut të drogës në Belgjikë, është liruar nga burgu pas miratimit të një marrëveshjeje për pranim paraprak të fajësisë.
Marrëveshja, e konsideruar si një nga më të rëndësishmet e arritura ndonjëherë në një proces të madh droge në Belgjikë, u aprovua të premten.
Sipas mediave të huaja, ai pranoi fajësinë për akuzat që i atribuohen dhe ra dakord për një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vjet efektive, si dhe për pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.
Menjëherë pas miratimit të marrëveshjes, ai u lirua nga burgu, pasi kishte vuajtur tashmë dy vjet paraburgim në Turqi dhe Belgjikë.Avokati i tij, Johan Van Genechten, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me negociatat me prokurorinë federale.
Paralelisht, në Shqipëri, SPAK ka sekuestruar pasuri që dyshohet se lidhen me Sinanajn si:
Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012.
Lini një Përgjigje