Kronike19 Shtator 2023, 20:19

U përplas nga kamionçina, humb jetën turistja italiane; arrestohet shoferi

Shkruar nga Pamfleti

U përplas nga kamionçina, humb jetën turistja italiane;

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Lin, ku një motor me turistë të huaj është përplasur me një kamionçinë.

Si pasojë e përplasjes e plagosur mbeti një turiste italiane e cila nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Korçës, 31 vjeçarja u transportua me helikopter drejt kryeqytetit.

Policia njofton se është arrestuar Artan Bali shoferi i makinës me të cilin u aksidentua me motor turistja italiane.

"Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë", njofton policia.