Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës sotme në Sarandë ku dy turistë italianë u përplasën për vdekje nga një "Benz" i cili drejtohej nga një 17-vjeçar.
Personat në foto janë dy turistët italianë të identifikuar si Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli. Fotoja është bërë publike nga mediat italiane.
"Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital.", shkruan media italiane.
Lini një Përgjigje