TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2026, 14:03

Sulmuan dhe dhunuan çiftin në rrugë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuan dhe dhunuan çiftin në rrugë, policia identifikon dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e katër shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në një ngjarje të dhunshme të regjistruar në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arst, ku Skënder Nika dhe Bardhe Nika janë sulmuar nga disa persona që, sipas të dhënave paraprake, u kishin zënë pritë në rrugë. Pas ndalimit të tyre, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se në kërkim është shpallur Kristian Bala, i cili dyshohet se ka kërcënuar edhe djalin e çiftit Nika.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mendohet të ketë lindur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave.

Policia po vijon veprimet për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, ditën e djeshme Skënder Nika ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen, duke treguar se u sulmua nga pesë persona të maskuar teksa po kthehej nga puna.

Sipas Nikës, autorët mbanin veshje të ngjashme me ato të forcave RENEA dhe fillimisht iu prezantuan si punonjës policie.

Nika tha se nuk ka kuptuar çfarë ka ndodhur më pas, pasi autorët kanë nisur ta godasin menjëherë.

Sipas tij, konflikti i vetëm që mund të lidhet me ngjarjen është një përplasje e ndodhur katër ditë më parë me një familje në fshat për çështje që lidhen me kultivimin e dredhëzave.

“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome. Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar. Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, thotë ai.

Lini një Përgjigje