
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap me një kallashnikov, një armë gjahu dhe municione që i mbante pa leje në banesën e tij në fshatin Allgjatë, Vaqarr.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Guns”, të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit me iniciale S. A., në fshatin Allgjatë të Vaqarrit, u zbuluan dhe u sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov (AK-47), dy krehra dhe 81 fishekë, si dhe një armë gjahu me 24 fishekë, të cilat posedoheshin pa autorizimin përkatës.
43-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
"Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Guns”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Mbante në banesë, në fshatin Allgjatë, 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Sekuestrohen 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.
Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje