TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2025, 10:29

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 kolumbiane në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira,

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Mësohet se në pranga kanë rënë 2 vajza kolumbiane, të dyja 26 vjeçe. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 22-vjeçar banues në Burrel.

Sipas policisë, të rinjtë ushtronin prostitucionin në një apartament të marrë me qira në në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Gjatë kontrolleve të kryera në këtë ambient, policia sekuestroi pasaportat e dy 26 vjeçareve, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.

"Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M. P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje