
Mesditën e sotme, dy shtetase ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë.
Dy ukrainaset janë gjetur nga shoqja e tyre rreth orës 13:35, në apartamentin në Rrugën e Dibrës. Pranë tyre shoqja ka gjetur edhe pilulat me përmbajtje lëndësh narkotike, të cilat dyshohet se i kanë konsumuar dhe kanë humbur jetën për shkak të mbidozës.
Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Por sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin shtetaset ukrainase ishin punonjëse seksi.
Megjithatë, pritet që ekspertiza të bëjë ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur poshtë këto akuza. Ndërkohë që është shoqëruar në polici shoqja e dhomës.
Lini një Përgjigje