
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Lulzim Allkushin, personin i cili montoi ashensorin në lokalin ku humbi jetën aksidentalisht 17-vjeçari Antonio Delilaj.
Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Suela Xhani dhe dy prokurorët Aurora Hajno dhe Silvana Belishta.
Mbi Allkushin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
43-vjeçari kishte ndërtuar në mënyrë artizanale ashensorin në subjektin e Spiro Iljadhit katër vite më parë. Allkushi rezultoi të ishte i palicensuar.
Më herët, Allkushi ka deklaruar pas arrestimit se montimi i pajisjes është bërë 4 vite më parë.
I arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Allkushi tregoi se gjatë këtyre 4 viteve nuk i ishte kërkuar që të kryente kontrollin e ashensorit në lokalin ku humbi jetën 17-vjeçari.
Lini një Përgjigje