TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2025, 18:43

Vrasësi i biznesmenit italian në Vlorë aksioner i një guroreje, familjarët me precedent në fushën e narkotikëve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasësi i biznesmenit italian në Vlorë aksioner i një

Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.

48-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve. Në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përpos aksioneve në gurore, Kamber Sulçaj posedon edhe një stan me bagëti.

Ndërkohë, në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Ata u arrestuan me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

Kujtojmë se ditën e sotme, policia njoftoi zyrtarisht se gjatë kontrolleve në banesën e 48-vjeçarit dhe banesat e familjarëve të tij në Vlorë, për të arrestuar Kamber Sulçajn, policia gjeti edhe fara kanabisi. 

Nga kontrollet në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, u gjetën rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara kanabisi dhe 2 kasaforta.

1 Komente

  1. S
    Stefan Haxhistefani

    Po hidhjani mo çelsat e prangave ne det ktyne soj pisave qe jane ba dhe biznesmen. Turp e faqe zeze. Çna ka gjet ne shpipove vaj me det. Pisi i rradhes Kamber Sulçaj eshte heroi i rradhs i historise sone paskomuniste. Njeriu i ri i antikomunist

    Lini një Përgjigje