TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 10:13

Vrasja e Agustin Kazës në Bruksel, publikohen pamjet e autorit të dyshuar; policia belge nis kërkimet

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Agustin Kazës në Bruksel, publikohen pamjet e autorit të

Policia belge ka publikuar për herë të parë foto nga autori i dyshuar i vrasjes së Agustin Kazës, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje në Belgjikë vitin e kaluar.

Autoritetet vendase i bëjnë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë policinë nëse kanë informacion për vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes.

Kujtojmë se 44-vjeçari Kaza u qëllua me armë zjarri më datë 28 prill 2024 në tarracën e një kafeneje në komunën e Schaarbeek në Bruksel. Agustin Kaza ka qenë duke konsumuar kafe, kur autori i maskuar ka kaluar pranë tij.

Ai u godit në gjoks dhe kokë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë në spital më 6 maj 2024. Sipas burimeve të medias belge Sudinfo, ngjarja dyshohet të jetë pjesë e një larjeje hesapesh.

Pas publikimit të pamjeve të autorit të dyshuar të krimit në maj të këtij viti, u pa një person me kostum të errët me vijë të kuqe, logo të bardhë në gjoks, kapuç dhe kapele, që u largua në këmbë duke çaluar drejt Rue Ernest Laude,

Autoritetet belge lëshuan më vonë dhe një urdhër kërkimi për një person të dytë. Ai ishte përshkruar si një burrë rreth 1.80 metra i gjatë, me fytyrë të dobët, flokë të errët, mustaqe, i veshur me xhaketë të zezë me kapuç dhe xhinse gri të errëta.

Së fundmi, hetuesit janë në kërkim të personit të tretë, i cili përshkruhet si me trup të shëndoshë, i veshur me bluzë me kapuç të zi, kapelë të zezë dhe xhinse gri të errëta. Roli i tij i saktë në ngjarje nuk është bërë ende publik.

Lini një Përgjigje