TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 15:29

Vrasja e biznesmenit italian, Prokuroria e Gjirokastrës jep detaje: Dyshohet se krimi nuk ka ndodhur aty ku u gjet viktima

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit italian, Prokuroria e Gjirokastrës jep detaje:

Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë detaje për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës. Raportohet se disa persona janë shoqëruar në polici për t’u pyetur lidhur me ngjarjen.

Vendi dhe koha kur ka ndodhur e bëjnë të vështirë praninë e dëshmitarëve okulare. Po ashtu, nuk dihet me siguri nëse ngjarja ka ndodhur pikërisht aty ku u gjet viktima. Policia ka gjetur dy armë gjahu, ndërsa në zonë nuk ka kamera sigurie dhe deri tani nuk ka të dhëna për konflikte të mëparshme që mund të lidhen me rastin.

Gjithashtu, prokuroria njofton se 3 të shoqëruarit, Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij Gazment Braçe dhe Daniel Braçe, kanë dhënë dëshmi kontradiktore në polici.

"Janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen. Vendi dhe koha kur ka ndodhur e bëjnë të vështirë praninë e dëshmitarëve okulare. Ende nuk mund të themi me siguri nëse ngjarja ka ndodhur pikërisht aty ku u gjet viktima. Janë gjetur dy armë gjahu, ndërsa në zonë nuk ka kamera sigurie dhe deri tani nuk kemi të dhëna për konflikte të mëparshme që mund të lidhen me rastin”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar. Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi.

Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin.

Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një aksident gjatë gjuetisë apo për një vrasje të qëllimshme.

 

 

Lini një Përgjigje