TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2025, 19:52

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin,

Prokuroria e Posaçme ka çuar dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.

SPAK ka mbyllur hetimet për Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit.

Eria Ago u lirua pak ditë më parë në masën arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme ka çuar dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.

53-vjeçari Fatbardh Lici, mbeti i vrarë rreth 7 vite më parë si pasojë përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar.

Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.

Si u vra Fatbardh Lici?

Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve.

Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E.A”, thuhet në dosjen hetimore.

Po ashtu, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, e cila ka hetuar fillimisht vrasjen dhe më pas SPAK, rezulton se pasi ka ardhur në Tiranë, Astmer Bilali ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin dyshohet se ia ka lënë tek shtetasi Pëllumb Gjoka.

Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat dhe më pas është larguar në drejtim të Vlorës.

Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës.

Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim,” thuhet në dosjen hetimore.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025. Bajri dhe anëtarët e grupit të tij janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit, ky i fundit babai i Ibrahim Licit dhe Hamza Licit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës.

Lini një Përgjigje