TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 10:20

Vrasja e Fatjon Dervishit në Durrës, flet kushëriri: Ishte djalë me nam

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Fatjon Dervishit në Durrës, flet kushëriri: Ishte

Kushëriri i 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Sukth, ka treguar detaje nga ngjarja. Në një rrëfim të tij, Dervishi tha se kishte dëgjuar vetëm krisma.

Ndërkohë, ai u shpreh se viktima jetonte në Gjermani, ndërsa ishte babai i dy fëmijëve. Mes të tjerash Arben Meta shtoi se nuk kishte dijeni nëse 38-vjeçari kishte konflikte.

“E njoh që fëmijë Fajtonin. Është djalë me nam. Punonte në Gjermani. Vinte ikte, ishte çun i urtë. E kam fqinj, nëna ime e ka djalë daje. Nuk isha mbrëmë në shtëpi, pasi punoj roje nate. I dëgjuam krismat, veç kaq. Ika pastaj e lashë punën, shkova në shtëpi. I martuar ishte Fatjoni, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Këtu jetonte me babin, nëna i ka vdekur. Një vëlla e ka jashtë, një vëlla në burg për drogë. Kishte qenë në një lokal në Sukth. Nuk di që të ketë pasur konflikte”, tha kushëriri, që e ka edhe fqinj viktimën.

vrasje durres fatjon dervishi

Lini një Përgjigje