Kronike28 Shtator 2023, 07:25

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, gazetari zbardh detaje: Celularët e viktimës, provë e fortë për Policinë e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, gazetari zbardh detaje: Celularët
Fatjon Dervishi

Gazetari Merin Maçi ka folur për vrasjen e 37-vjeçarit Fatjon Dervishi në Sukth, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa po kthehej në shtëpi.

Sipas tij Policia e Durrësit po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe provë e rëndësishme në duart e tyre është aparatet celularë të viktimës.

“Në maj të vitit të shkuar një tjetër ngjarje që u importua nga jashtë ishte vrasja e Arben Mërkurit, pra njohur ndryshe si Maneci, një personazh gjithashtu që njihej nga ana e policisë si vrasës me pagesë, u zbardh në sajë të arrestimit të dy vëllezërve, vëllezërit Beqiraj të cilët rrëfyen këtë krim të rëndë dhe çuan policinë në konfirmimin me prova ligjore se kjo vrasje ishte porositur nga jashtë vendit. Kjo situatë do të jetë gjithnjë problematike në qytetin e Durrësit.

Është dhe historiku i viktimës, një pjesë që po hetohet nga policia dhe ajo që vlen të theksohet në hetimin e deritanishëm është se policia ka në duar prova të rëndësishme krahas pamjeve filmike, nga ku mendohet se kanë lëvizur autorët, të cilët kanë pasur informacion të saktë për gjithë intinerarin e viktimës dhe shokut të tij, i cili ka qenë dhe personi që e ka dërguar në spital dhe ajo çfarë bën habi te hetuesit është se në asnjë moment nuk ka një siluetë të kamerave filmike ku shfaqet makina e autorëve dhe një makinë që ndjek nga pas, pra vëzhgimi është bërë në distancë.

Ka kamera sigurie, ka pamje të administruara deri në këto momente nga policia e Durrësit, por mënyra që kanë zgjedhur atentatorët për të ruajtur prenë e tyre, në këtë rast 37-vjeçarin ka qenë mjaft e përgatitur dhe e mirëorganizuar dhe vendi ku është përgatitur ka qenë pikërisht një vend i mirëmenduar për të qenë larg syrit të njerëzve dhe larg fokusit të kamerave të sigurisë që në atë zonë, për hir dhe të elementëve që ka zona e Sukthit është e mirë monitoruar nga kamerat e sigurisë, çka mund të vështirësonte më pas dhe largimin nga vendngjarja të autorëve", tha Maçi për Euronews Albania.

vrasje fatjon dervishi gazetar