Kronike29 Shtator 2023, 08:10

Vrasja makabre e 35-vjeçares shqiptare në Firence nga bashkëshorti, flasin dy fëmijët e çiftit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja makabre e 35-vjeçares shqiptare në Firence nga
Klodiana Vefa

Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Mediat italiane kanë identifikuar viktimën si Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi.

Vrasja ndodhi në rrugën ‘Galvani’. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë.  

Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35-vjeçares shqiptare.

Policia është në kërkim të ish-bashkëshortit të gruas, që rezulton të jetë zhdukur dhe nuk bashkëjetonte me viktimën. Sipas të dhënave të deritanishme ai e ka ndaluar në rrugë dhe e ka gjuajtur për vdekje.

Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Viktima punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.

Vrasja makabre e 35-vjeçares shqiptare në Firence nga

Fëmijët e çiftit i kanë treguar hetuesve për disa mosmarrëveshje të mëparshme mes prindërve, megjithatë në polici nuk kishte asnjë ankesë zyrtare.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi,” – shkruhej në postimin e fundit të gruas së vrarë.

Policia ka nisur të marrë dëshmitë e para ndër ta dhe të dy fëmijëve të viktimës, djalit 17 -vjeç dhe vajzës 14-vjeçare. Njëri prej tyre ka treguar se mes të ëmës së tij dhe të atit në të kaluarën ka pasur dhe konflikte, shkruan Corriere.it

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorit, ndërsa po kontrollohen dhe banesat e braktisura por ende nuk është rënë në gjurmët e autorit.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryetari i komunës Castelfiorentino.  

"Është momenti I qetësisë. Duhet ti qëndrojmë pranë një familjeje që po përjeton një ngjarje të tmerrshme” , tha kryetari i komunës Castelfiorentino Alessio Falorni për mediat lokale.

klodiana vefa firenze