Kronike28 Shtator 2023, 22:22

E rëndë në Itali/ 35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me armë zjarri në mes të rrugës, autor dyshohet bashkëshorti (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Itali/ 35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me
Klodiana Vefa

Një 35-vjeçare shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Viktima është identifikuar si Klodiana Vefa.

Ajo u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në shtëpi. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një rrugë periferike të Castelfiorentino-s dhe më saktë në via Galvani, pak pas orës 20.00. Alarmi është ngritur nga disa banorë të zonës , të cilët kanë dëgjuar shpërthimin e një të shtëna arme. Pak minuta më vonë, një ambulancë mbërriti në vend, por me gjithë përpjekjet e bëra për ta ringjallur, mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e saj. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e njësisë operative të kompanisë Empoli dhe ushtarët e seksionit të hetimeve shkencore të Firences.

E rëndë në Itali/ 35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me
Klodiana Vefa

Sipas të dhënave apraprake, vrasësi po priste gruan në rrugë. Nuk dihet nëse ka pasur një debat mes gruas dhe vrasësit të saj para vrasjes. Fakti është se burri nxori një armë dhe qëlloi me një plumb në kokë. Një ekzekutim në stilin e vërtetë, sipas të paktën rikonstruksioneve të para të policisë që tashmë është në kërkim të bashkëshortit të gruas, i cili është i pagjurmueshëm dhe nuk jeton më me viktimën. Policia filloi të intervistonte disa persona, mes të cilëve edhe dy fëmijët e viktimës: njëri prej të dyve me sa duket u tregoi hetuesve disa debate që kishin ndodhur mes nënës dhe babait në të kaluarën. Ajo la pas dy fëmijë : një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare.

E rëndë në Itali/ 35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me

Kontrolli është shtrirë jo vetëm në të gjithë Valdelsa por edhe përgjatë rrugës që shkon nga Castelfiorentino në Siena dhe gjithashtu drejt Firences . Karabinierët kanë kontrolluar edhe shtëpitë e braktisura, deri tani pa asnjë sukses.

E rëndë në Itali/ 35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me

E rëndë në Itali/ 35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me