TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 10:28

Vrasja e policit në Maliq, ish ushtaraku jetonte në pyll me nënën e tij; në stan fshihte arsenal armësh

Shkruar nga Pamfleti

Mbetet mister se si Braçellari u lirua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Vrasja e policit në Maliq, ish ushtaraku jetonte në pyll me
Enea Mekolli 

Detajet të reja janë zbardhur nga vrasja e një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm në Lozhan të Maliqit.

Mësohet se autori jetonte vetëm me nënën e tij në stan.

43-vjeçari Violand Braçellari jetonte në pyll, pranë stanit. Ai ishte një ish-ushtarak, i rrezikshëm për banorët e zonës dhe në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh.

Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ Enea Mekolli 34 vjeç, mbeti i vrarë ndërsa kolegu i tij Edison Adri 36 vjeç u plagos si pasojë e shkëmbimi zjarri në një stan në Lozhan të Maliqit me autorin Violand Braçellari, i shpallur në kërkim e i dënuar në mungesë me 10 vite burg për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’.

Vrasja e policit në Maliq, ish ushtaraku jetonte në pyll me
Vendi ku dyshohet se ndodhi përplasja me armë

Autori dyshohet se i fshihte edhe arsenal armësh në stan dhe qëndronte gjithmonë i armatosur.

Prej terrenit të vështirë ku fshihej ai i kishte shpëtuar disa herë RENEA-s, pasi për të shkuar të stani ku fshihej duhet të ecësh 40 minuta në këmbë.

Ai kishte siguruar vendin me shumë qen, që asnjë njeri të mos afrohej pranë stanit dhe kur ka shkuar policia për ta arrestuar edhe më parë, ikte e fshihej në pyll në terren të vështirë, aty ku kishte krijuar edhe vende për t'u fshehur.

Stani do i prishej pasi aty do kalonte rruga dhe i kishin dërguar letër për ta prishur. 

Braçellari rezulton me precendentë të mëparshme kriminale dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.

Mbetet mister se si Braçellari u lirua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani. Në janar 2026, Gjykata e Korçës urdhëroi njoftimin e tij për seancën gjyqësore, pasi ai nuk ishte gjetur në adresën e banimit në Lozhan të Maliqit.

enea mekolli  vrasja e policit në maliq

Lini një Përgjigje