
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.
Mësohet se një 58-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri, 44-vjeçari me inicialet A. L. Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje