
Arrestohet vëllai i autorit për vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fierza në Shkodër. Mësohet se në pranga përfundoi Paolo Mhilli.
Viktima, Valter Fierza, u qëllua me automatik kallashnikov nga Klodian Mhilli, ndërsa në kërkim u shpallën edhe katër shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: Aleksandër Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, që janë vëllai dhe kushërinj të autorit.
Sipas policisë, këta persona dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta jashtë një lokali me vëllain e viktimës, Kolë Fierza 35 vjeç.
Pas aksionit në terren u bë i mundur arrestimi i Paulo Mhillit.
Lini një Përgjigje