TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2026, 10:39

Vrasja e Valter Lleshit, zbardhen detajet e reja; viktima u mbajt nën vëzhgim, ku janë përqëndruar hetimet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Valter Lleshit, zbardhen detajet e reja; viktima u mbajt nën
Valter Lleshi

Nga raportimet mësohet se janë marrë në pyetje disa persona, përfshi familjarë të viktimës, ndërkohë që pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes...

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Valter Lleshit, 45-vjeçarit që u ekzekutua mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit në Mirditë. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë pothuajse plotësisht lëvizjet e viktimës nga momenti që ka dalë nga banesa dhe deri në vendin ku u gjet i pajetë, çka ka bindur policinë se 45-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim nga autorët. Në zonën ku u gjet i vrarë Lleshi nuk ka kamera sigurie, por policia po mbledh pamjet e kamerave në itenerarin e rrugës që ka ndjekur viktima. Pritet që nga këto pamje të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe që mund të çojnë në zbulimin e detajeve mbi autorët.

Referuar raportimeve që i referohen burimeve nga grupi hetimor, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku punonte.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm. Pikërisht ky ishte momenti që autorët të kenë qëlluar me breshëri automatike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit.

Nga raportimet mësohet se janë marrë në pyetje disa persona, përfshi familjarë të viktimës, ndërkohë që pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.

Valter Lleshi u vra në makinën e tij, tip “Toyota”, në fshatin Shkorret, përgjatë rrugës Reps–Spaç në Mirditë. Ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku. Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, ndërsa viktima është gjetur nga një punëtor brenda në makinë, i cili po ashtu po shkonte në punë dhe ka njoftuar policinë. Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ndërsa makina në të cilën u gjet i vdekur, rezulton në emër të kompanisë.

Në muajin mars, makinerisë së tonazhit të rëndë të kompanisë që Lleshi e drejtonte, iu vendos tritol, por që nuk arriti të shpërthente.

45-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar për motive hakmarrjeje, ndërsa sipas raportimeve që i referohen burimeve nga grupi hetimor, ai njihej për lidhjet miqësore me fisin Reçi. Një nga pistat që po hetohet është edhe një dyshim i hershëm për përfshirjen e Lleshit në vrasjen e Anton Kelit, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2020 në Rrëshen.

Keli rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit, i vrarë në 12 gusht të 2019-ës. Megjithatë, burime nga policia deklarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.

Lidhur me ngjarjen policia është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve. “Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", thuhet në njoftimin e policisë, pak orë pas krimit.  /Pamfleti/

lleshi vrasja mirdite

Lini një Përgjigje