
37-vjeçari Fatjon Dervishi i vrarë pak pas mesnatës së të martës në Katund i Ri të Durrësit u qëllua 55 herë nga persona ende të paidenfikuar.
Dyshimet e grupit hetimor janë se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të paktën 2 persona, të cilët kanë pritur viktimën tek shinat e trenit, ndërsa lëvizjet e tij janë ruajtuar nga persona të tjerë.
I njohur dhe me emrin Toni Dervishi apo Toni Margen, po lëvizte me shokun e tij Ergis Shahini kur iu bë pritë. Pavarësisht breshërisë së plumbave, shoku tij shpëtoi pa lëndime.
Tv Klan ka siguruar dëshminë e tij të plotë përpara hetuesve, ku Shahini ka rrëfyer momentet e atentatit ndaj shokut të tij.
“Duke ecur në rrugë tek shinat e trenit në Sukth, Toni ka ulur shpejtësin e makinës pasi bëheshin punime dhe rruga ishte disi gropa. Në atë moment dëgjoj një breshëri arme zjarri automatik, pak pauz, as dy sekonda dhe një breshëri tjetër të cilat vinin nga krahu i shoferit. Kam parë se Toni u plagos pasi e lëshoi veten nga krahu ku isha unë. Kam dalë nga makina pasi unë nuk kisha dëmtim nga breshëria dhe kam bërtitur duke kërkuar ndihmë. Kanë dalë disa persona por nuk janë afruar dhe janë futur përsëri në shtëpitë e tyre. Gjatë kësaj kohe në rrugë ka kaluar një makinë foristradë ML e zezë me xhama të zinj dhe mbas saj një Opel i vogël ngjyre gri. I kam kërkuar ndihmë duke bertitur dhe bërë me duar por nuk kanë ndaluar”, ka treguar ai.
Policia ka sekuestruar dhjetra kamera sigurie pasi ka dyshime tek disa automjete që mund të kenë informuar vrasësit për lëvizjet e Fatjon Dervishit.
Deri në këtë fazë 2 janë pistat e hetimit, konkretisht aktiviteti në fushën e drogës në Holandë nga ku ishte kthyer 4 muaj më parë si dhe e shkuara kriminale e të vëllait të tij që aktualisht ndodhet në burg për plagosjen e ish të dashurës në vitin 2021 në Durrës./ Klan News
Lini një Përgjigje