Kronike16 Mars 2023, 11:37

Qëlloi me armë drejt një banese, kapet pas dy muajsh 49-vjeçari nga Shkodra

Shkruar nga Pamfleti
Qëlloi me armë drejt një banese, kapet pas dy muajsh

Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi prej dy muajsh kërkohej për kanosje me armë. 49-vjeçari Ded Arraj pas një konflikti për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U. në Shkodër.

Në kuadër të operacionit  “Rakordimi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar D. A., 49 vjeç, banues në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi D. A., më datë 26.01.2022, në fshatin Kasnec, Shkodër, për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U. 49-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”-njofton policia.