TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2025, 11:21

Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Isuf Hasën

Shkruar nga Pamfleti

Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, Prokuroria e Tiranës mbyll

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Isuf Hasën, 64-vjeçarin, i cili më 13 Janar të këtij viti vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës.

Hasa ka pranuar para prokurorisë se e vrau fqinjin pasi kishin pirë kafen e mëngjesit.

Ai kishte akumuluar mllef ndaj Metës prej kohësh pasi viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe nuk e dinte çfarë bëhej me gruan e tij.

Hasa ka pranuar gjithashtu se i ka marrë edhe një sasi parash që viktima e mbante gjithnjë me vete të lidhur me një qese në qafë. Si e vrau fqinjin e tij me një çeçik duke i shkaktuar dëme të mëdha në kokë.

Ndaj 64-vjeçarit Hasa rendon vepra penale e vjedhjes me pasojë vdekjen në dëm të shtetasit Xhemal Meta. Nëse shpallet fajtor ai rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

"Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.258 të vitit 2025, u arrit të provohet se shtetasi I.H. shkaktoi vdekjen e fqinjit të tij, shtetasit Xh.M., i gjetur i pajetë në fshatin Shëngjin i Vogël në njësinë administrative, Shëngjergj të Tiranës më 13.01.2025.

Ekspertiza mjeko ligjore provoi se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi. Ndërsa autori, shtetasi I.H. i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij. Autori gjithashtu pranoi që mori edhe sasinë e parave që viktima mbante gjithnjë me vete të lidhura me një qese në qafë.

Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi I.H. ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgon në gjyq shtetasin I.H. për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, shtetasit Xh.M", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lini një Përgjigje