TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2023, 18:12

“Më dërgo 25 mijë euro”, zbardhet skema si u mashtrua biznesmeni shqiptar nga nigeriani

Shkruar nga Pamfleti

“Më dërgo 25 mijë euro”, zbardhet skema si u mashtrua

Një shtetas nga Nigeria i identifikuar si Sebastian Negbenedor, është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar një biznesmen shqiptar, duke i marrë shumën prej 25 mijë eurosh.

Bëhet me dije se hetimet për rastin në fjalë kanë nisur më 20 tetor 2020, pas kallëzimit të shtetasit me inicialet E.B, i cili iu tha hetuesve se prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk, që konsiston në import detergjentesh kryesisht nga shteti Italian.

Biznesmeni ka treguar përpara tyre se për nevojat e biznesit përdorte një adresë e-maili dhe me anë të saj komunikonte me kompaninë me të cilën bashkëpunonte, në Bologna të Italisë. Ai shpjegoi se pasi pala italiane dërgonte mallin, dërgonte transfertën bankare.

Në dosjen hetimore, sqarohet se më 7 shtator 2022, biznesmenit i ka mbërritur një email ku i kërkohej që shumën prej 25 mijë eurosh, ta dërgonte në llogarinë e kompanisë por tashmë jo në Itali, por në një llogari në Gjermani. Ai e bëri menjëherë pagesën, por kuptoi se ishte mashtruar në momentin që u kontaktua nga kompania italiane, e cila i kërkon të paguante lekët për shërbimin e kryer. Biznesmeni iu dërgoi transfertën që kishte kryer, ndërsa italianët iu përgjigjën se nuk ishin ata përfituesit.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria i është drejtuar autoriteteve gjermane dhe atyre turke, për të identifikuar IP-në nga ishte dërguar emaili.

Hetimet zbuluan se i dyshuari për mashtrim ishte një shtetas nga Nigeria me banim ne Dublin të Irlandës, i cili u identifikua si Sabastian Negbenedor.

Prokuroria ka ngritur akuzën e “Mashtrimi Kompjuterik” ndaj nigerianit, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë të tij.

mashtrim shtetasi nigerian biznesmeni

Lini një Përgjigje