TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 12:59

Automatik MP5 dhe pistoletë/ Publikohen fotot e armëve që iu gjetën Ragip Gilës pas masakrës në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Automatik MP5 dhe pistoletë/ Publikohen fotot e armëve që iu

Janë publikuar fotot e dy armëve që përdori autori i masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë u plagosën.

Autori, Ragip Gila, hyri i armatosur në një lokal të qytetit me pistoletë dhe automatik të shkurtër, ndërkohë që ishte i pajisur edhe me jelek antiplumb. Ai hapi zjarr menjëherë drejt tavolinës ku ishte ulur Erogen Brajoviç, i njohur si anëtar i fisit të Bajrave, me 2 miqtë e tij, duke e kthyer lokalin në një skenë lufte.

Automatiku “MP5”, i prodhimit izraelit, është një armë e vogël dhe e lehtë për t’u mbajtur, por me kapacitet të lartë zjarri. Ai mund të lëshojë rreth 120 predha në minutë, ndërsa me karikatorë të zgjeruar dhe breshëri të shpejta arrin të qëllojë deri në 500 predha në minutë.

Automatik MP5 dhe pistoletë/ Publikohen fotot e armëve që iu

Kjo lloj arme është përdorur shpesh në atentate të botës së krimit për shkak të manovrimit të thjeshtë dhe fuqisë shkatërruese që ka. Të dy armët tashmë po analizohen në laboratorin e Policisë Shkencore, në përpjekje për të zbuluar më tepër rreth tyre, sidomos nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale brenda vendit. Hetuesit në Shkodër po analizojnë më kujdes përputhshmërinë e shenjave të gishtave të autorit Gila, me armët e tjera të gjetura në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit në lagjen “Kiras” të qytetit.

Nga breshëria e plumbave, Erogen Brajoviç, i cili ishte shënjestër e atentatit, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja, me mbiemër më herët Lushi, si dhe një tjetër i pranishëm në tavolinë, Armando Pali, humbën jetën. Në këtë përplasje u prek nga plumbat edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kacerri, e cila mbeti e plagosur aksidentalisht gjatë sulmit. Familja e së resë ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve për shërimin e saj, për shkak të pasojave që plumbat i kanë shkaktuar në gjymtyrë.

Lini një Përgjigje