TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 15:22

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, efektivi i policisë qëllon ndaj 45-vjeçarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, efektivi i policisë

I plagosuri dyshohet se i ka ngacmuar partneren dhe efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit duke e qëlluar në këmbë...

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te zona e Komunës së Parisit rreth orës 14:07. Sipas të dhënave zyrtare, autori është një efektiv policie, pjesë e policisë kufitare.

Mësohet se efektivi Erion Goxhara ka pasur një sherr me 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren dhe efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit duke e qëlluar në këmbë. Më pas ai është larguar në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim. 45-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës dhe deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, efektivi i policisë
Efektivi i policisë

Mbi ngjarjen reagoi dhe policia, e cila është vënë në kërkim të autorit.

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur si drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocja, ashtu dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore./Pamfleti

Lini një Përgjigje