TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 16:28

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Paskuqan/ Dan Hutrës ju bllokua arma, familjarët e ish-gruas i sulmoi me thikë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Paskuqan/ Dan Hutrës ju bllokua arma,

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku Dan Hutra plagosi ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj dhe vrau Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Sipas informacioneve autori nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që ndodheshin në banesën e ish bashkëshortes. Sapo ka hyrë ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur motrën e ish gruas dhe të fejuarën e vëllait të saj. Burimet bëjnë me dije se atij i është bllokuar kallashnikovi dhe ka nxjerrë thikën.

Më thikë ai ka plagosur ish gruan dhe nënën e saj. Sipas policisë, autori i ngjarjes së rëndë kishte pak ditë që kishte lënë qelinë e burgut pasi ishte dënuar për vrasjen e gruas në vitin 2007 në qytetin e Kukësit.

krimi paskuqan dinamika

Lini një Përgjigje