TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2025, 12:13

Zbulohet baza e grupeve kriminale në Shkodër, arrestohet pronari i banesës; sekuestrohen pistoleta, fishekë dhe antiplumba

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet baza e grupeve kriminale në Shkodër, arrestohet pronari i
Zbulohet baza e grupeve kriminale në Shkodër

Policia ka zbuluar një bazë të grupeve kriminale në Shkodër.

Në pranga ka rënë pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale, Çezarin Jaku, shtetas me precedent kriminal.

'Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Kapet dhe vihet në pranga pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale (shtetas me precedent kriminal).

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

zbulohet baza e grupeve kriminale në shkodër

Lini një Përgjigje