Sfida e vlefshme për fazën e 1/8-ave të finales së Botërorit 2026 mes Meksikës dhe Anglisë, e planifikuar të luhet të dielën në orën 18:00 me orën lokale (02:00 me orën evropiane), mund të zhvillohet në një orar tjetër për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e pasdites në Mexico City pritet të ketë stuhi dhe reshje të dendura shiu, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin normal të takimit. Nëse kushtet përkeqësohen, arbitri mund të vendosë shtyrjen e fillimit të ndeshjes ose edhe zhvendosjen e saj, siç ndodhi më herët në përballjen mes Meksikës dhe Ekuadorit.
FIFA, në bashkëpunim me dy federatat përkatëse, po ndjek nga afër situatën dhe po vlerëson opsionet e mundshme.
Një nga alternativat që po shqyrtohet është zhvillimi i ndeshjes gjashtë orë më herët, duke e nisur atë në orën 12:00 me orën lokale, ose 20:00 me orën evropiane.
Megjithatë, deri në këto momente nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me ndryshimin e orarit.
Lini një Përgjigje